Termi "sharenting" i referohet fenomenit të ndarjes së vazhdueshme në internet, nga ana e prindërve të materialeve në lidhje me fëmijët e tyre (foto, histori, video, ekografi). Fenomeni i “ndarjes” (sharenting) së materialeve personale në rrjetet sociale, është tashmë i njohur për të gjithë: është sjellja e publikimit në internet, në të gjitha rrjetet sociale të fotografive dhe informacioneve personale të fëmijëve të tyre, madje edhe në mosha shumë të hershme. Në rrjetet sociale sot gjejmë të publikuara nga prindërit, shpesh fotografi ose video të aktiviteteve kulturore, shfaqjet ose ngjarjeve sportive të fëmijëve të tyre, në të cilat shfaqen edhe fëmijë të tjerë. Në këto raste, është thelbësore që prindërit t'u kërkojnë prindërve të fëmijëve të tjerë, pëlqimin për t'i shpërndarë këto foto në internet. Por fatkeqësisht kjo nuk ndodh, pasi ende prindërit nuk janë ndërgjegjësuar për rëndësinë e këtij procesi. Shpeshherë ata janë të entuziazmuar për rezultatet e fëmijëve të tyre, për të paraqitur me krenari fëmijët e tyre, si më të arrirët krahasimisht me fëmijët e tjerë pjesëmarrës në këto aktivitete, si të veshurit më mirë por edhe për të marrë klikime. Përveç efekteve në dukje pozitive të perceptuara nga prindërit, ku janë komplimentuar nga të tjerët, ka edhe rreziqe që ata nuk mund t’i parashikojnë. Një nga rreziqet më të rënda që lidhet me ndarjen është “rrëmbimi digjital”. Individët keqdashës mund të shfrytëzojnë imazhet dhe informacionet e publikuara, për të krijuar identitete të rreme në internet, duke pretenduar në mënyrë të rreme fëmijën si të tyren.
Psikologjikisht në fenomenin e “ndarjes”, ajo që i shtyn shumicën e prindërve të "ndajnë" është ndjenja e krijimi të një komuniteti, ku të gjithë ndajnë të njëjtën problematikë. Anekdota e njërit prind për të voglin e tij që e shqipton në mënyrë të këndshme gabimisht një fjalë, mund të godasë të tjerët, ose prindërit mund të gjejnë lehtësim dhe mbështetje për sfidat e prindërimit: si dalja e dhëmbëve, netët pa gjumë, të ecurit e vonuar dhe të tjera ngjarje që lidhen me zhvillimin dhe rritjen e të vegjëlve të tyre.
A është “ndarja” apo publikimi i materialeve të tilla, si e mirë apo e keqe?
Të vegjlit shpeshherë bëhen vetë “aktorë”, duke u përfshirë në publikimin që prindërit bëjnë, ndërsa nga praktika rezulton se adoleshentët kryesisht nuk e miratojnë ekspozimin e imazhit të tyre. Ata e konsiderojnë, kryesisht, si të turpshme dhe të padobishme. Prindërve ju bie barra e përdorimit dhe e mbrojtjes nga keqpërdorime të mundshme.
“Ndarja” apo publikimi mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur kujtime, të cilave mund t’u rikthehesh më vonë. Shpesh, njerëzve u pëlqen të shohin foto dhe video të tyre kur ishin të vegjël dhe mund ta bëni edhe ju! Postimi i ngjarjeve dhe arritjeve në internet, është një mënyrë e shkëlqyer për të parë prapa dhe për të kujtuar gjërat që keni bërë, nëse kjo bëhet në mënyrë të kujdesshme.
Rreziqet e ekspozimit
Implikimet e këtij ekspozimi të përsëritur janë të ndryshme dhe komplekse:
-Shkelje e privatësisë dhe konfidencialitetit të të dhënave personale (dhe shpesh të ndjeshme); Privatësia është një e drejtë jo vetëm për të rriturit, por edhe për djemtë dhe vajzat, siç përcaktohet edhe nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve dhe Adoleshentëve dhe së fundmi nga Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave.
-Dështimi për të mbrojtur imazhin e fëmijës, mendoni për humbjen e kontrollit mbi informacionin dhe përmbajtjen, kjo mund ta afektojë fëmijën edhe në të ardhmen e tij.
-Pasoja psikologjike në mirëqenien e të vegjëlve. Mbi të gjitha, por jo vetëm, kur ata fillojnë që të lundrojnë vetë në rrjetet sociale dhe mund ta gjejnë imazhin e tyre në faqe jo të përshtatshme, ose imazh i keqpërdorur e që ka ndodhur pa dëshirën dhe pa pëlqimin e tyre.
-Rreziku i përhapjes së përmbajtjes së dobishme, për të ushqyer materiale pornografike për fëmijë: foto ose video të pafajshme, por intime mund të shpërndahen nga kushdo; shkarkimi apo tjetërsimi i ambienteve apo me ndihmën e programeve të thjeshta të redaktimit të fotografive, imazhet mund të "manipulohen", duke i shndërruar ato në materiale pornografike për fëmijë.
Më poshtë janë 5 këshilla të dobishme, për të parandaluar rreziqet e ndarjes dhe mbrojtjen e fëmijëve:
1. Mbroni imazhin e fëmijëve tuaj në internet, sa më shumë që të jetë e mundur, duke bërë dallimin midis imazheve private dhe imazheve të bëra publike, për shembull duke u përpjekur të shpërndani foto në internet, që nuk e portretizojnë drejtpërdrejt fytyrën ose që e errësojnë atë, dhe shmangni publikimin e imazheve intime në internet, si shembull ato në banjë, të cilat në vend të kësaj mund të jenë të destinuara për përdorim privat.
2. Njihni politikat e privatësisë së mjediseve digjitale, në të cilat ndahen imazhet dhe përmbajtja; kontrolloni (dhe shpesh përditësoni) cilësimet e privatësisë së profileve tuaja sociale dhe zgjidhni me kë t'i ndani imazhet; vendosni njoftimet që të njoftoheni kur emri i fëmijës suaj, shfaqet në motorët e kërkimit (për shembull, me Google Alert).
3. Mos ndani me përpikëri pasionet, zakonet e përditshme dhe informacionin personal të fëmijëve tuaj. Shmangni publikimin në kohë reale se ku ndodhen fëmijët tuaj dhe çfarë aktiviteti po bëjnë.
4. Flisni vazhdimisht për këtë me prindërit, miqtë dhe të afërmit: bini dakord së bashku se çfarë përdorimi mund të bëhet nga imazhet, që përshkruajnë djem dhe vajza, si kur ato ndahen, ashtu edhe kur ato bëhen në momente gëzimi (p.sh. festa ditëlindjesh).
5. Nëse janë më të rritur, kërkoni gjithmonë pëlqimin e fëmijëve tuaj, duke e bërë atë një mundësi për komunikim, marrëdhënie dhe edukim digjital.
Këto do të ishin hapa efikase dhe ndihmuese, edhe për ata prindër që kanë zgjedhur përpos rreziqeve të mundshme, që të bëjnë fëmijët e tyre blogerë apo imazhe të reklamave të ndryshme. Kjo është një ‘botë’ në fakt që më tepër e shijojnë prindërit, pasi fëmijët kur rriten një numër i vogël i tyre e vazhdon këtë rrugëtim, apo zgjedh të jetë figurë publike apo edhe i famshëm. Është bukur që prindërit të ushqejnë këto forma të artit te fëmijët e tyre, por gjithmonë duke qenë vigjilentë dhe përzgjedhës, për anën e errët dhe risqet që bota e internetit ofron.
M.Sc. Eriona HOXHA
Psikologe Klinike









Tre shenjat më të urryera të horoskopit!







Ç’duhet të dini para se të konsumoni shalqi?



