KreuStil Jetese

Fëmijët në rrjetet sociale/ VIP-at pro dhe kundër

Fëmijët në rrjetet sociale/ VIP-at pro dhe kundër

Ekspozimi i fëmijëve në rrjetet sociale është gjithmonë një temë shumë e diskutuar, për të cilën ka mendime pro dhe kundër. Ka nga ata prindër që në mënyrë kategorike nuk preferojnë të ndajnë me publikun portretet e fëmijëve të tyre, e ka të tjerë të cilët duket se e kanë të pamundur, t’i rezistojnë tundimit për të ndarë me botën krijesat e tyre.

Rudina Magjistari

Më 30 tetor të këtij viti, Mia mbush 9 vjeçe, e megjithatë publiku ende nuk e njeh portretin e vogëlushes së mami Rudinës. Me gjithë tundimin e madh për të ndarë me botën ‘luleqengjin’ e saj, moderatorja Magjistari është shprehur se arsyeja pse ka zgjedhur të mos e ekspozojë vajzën, është se sipas saj vëmendja e tepërt mund të ishte një peshë e tepërt, për të voglën Mia.

Olta Boka

Fëmijët në rrjetet sociale/ VIP-at pro dhe kundër

Këngëtarja e njohur është shumë e vendosur, kur bëhet fjalë për ekspozimin e fëmijëve të saj në rrjete sociale. E rritur vetë që e vogël në botën mediatike, Olta është shprehur se ka dëshirë t’ia kursejë vajzës dhe djalit këtë eksperiencë, dhe vetëm nëse ata kur të rriten do të vendosin të jenë pjesë e medias, atëherë do të kenë gjithë mbështetjen e mamit. Olta Boka është nënë e një Gaias 4 vjeçe dhe e Brel 2-muajsh.

Xhemi Shehu

Fëmijët në rrjetet sociale/ VIP-at pro dhe kundër

Dy djemtë e Xhemi Shehut, Martinin dhe Gabrielin, publiku i ka parë ‘me pikatore’. Moderatorja e “Portokallisë”, e cila njihet për natyrën hermetike sa i përket jetës së saj private, i ka postuar fëmijët në rrjetin social Instagram jo më shumë se 2-3 herë dhe siç ka pranuar edhe ajo vetë, më pas është penduar. Duket se Xhemi beson tek energjia e keqe dhe kjo është arsyeja, pse ka zgjedhur që fëmijët t’i mbajë larg vëmendjes mediatike.

Soni Malaj

Fëmijët në rrjetet sociale/ VIP-at pro dhe kundër

Duket se ka qenë dëshira e babait të vajzës, i cili nuk ka dëshirë që ta përfshijë vajzën në thashetheme ‘yjesh’, vendim të cilin këngëtarja Soni Malaj e ka respektuar me rigorozitet. Ana sot është 12 vjeçe, e megjithatë portreti i saj nuk është ekspozuar asnjëherë për publikun.

Greta Koçi

Fëmijët në rrjetet sociale/ VIP-at pro dhe kundër

Greta Koçi është bërë nënë 5 muaj më parë, e duket se këngëtarja ka zgjedhur që portreti i djalit të mos duket kurrkund në rrjete sociale. Artistja e njohur ka preferuar që jetën private ta mbajë gjithmonë larg kërshërisë së publikut, e me siguri do të duhet të kalojë shumë kohë, para se Greta të vendosë të ndajë detaje apo portrete të familjes së saj të vogël.

Eni Koçi

Fëmijët në rrjetet sociale/ VIP-at pro dhe kundër

Ndryshe nga e motra, Eni duket se nuk është shumë supersticioze pasi Adea e saj e vogël,shfaqet shpesh në Instagramin e mamit. Fruti i dashurisë së këngëtares shqiptare me artistin nga Kosova, Genc Prelvukaj, është një vjeçe e gjysmë dhe ndjekësit e prindërve të saj të famshëm e shohin teksa ajo rritet dita-ditës.

Arbana Osmani

Fëmijët në rrjetet sociale/ VIP-at pro dhe kundër

Duket se Arbana ka një rregull për formën e ekspozimit të fëmijëve të saj në rrjete sociale. Në vitin e parë të jetës të 3 fëmijëve të saj, moderatorja e njohur kujdeset të mos shfaqë asnjë pjesë të portretit të tyre, e më pas mami Arbana nis të bëhet më tolerante, duke ndarë me publikun e saj virtual në Instagram momente nga përditshmëria me Jonin, Diellin e Zoin.

Bieta Sulo

Fëmijët në rrjetet sociale/ VIP-at pro dhe kundër

Me të përfunduar impenjimet e javës me programin “Ftesë në 5’”, moderatorja Bieta Sulo rend për te Kroi Art, udhëtimet e fundjavës me të cilin janë të shumta. Bieta ndan jo rrallë me publikun e saj virtual në Instagram, momente nga arratisjet e ditëve të pushimit me të birin, portretin e të cilit e ka publikuar që kur ishte bebe. Supersticioze ose jo, mami Bieta nuk i ka rezistuar dot tundimit për të prezantuar Kroin me publikun.

Vesa Luma

Fëmijët në rrjetet sociale/ VIP-at pro dhe kundër

Aspak supersticioze, madje sapo djali Lian erdhi në jetë, mami Vesa hapi edhe një llogari në rrjetin social Instagram në emër të tij. Vogëlushi i prindërve të famshëm, Vesa Luma dhe Big Basta, tashmë është mësuar të jetë pjesë e rrjeteve sociale të mamit apo babit, e po ashtu edhe me vështrimet kurioze të njerëzve të panjohur në rrugë. Lian që tani është një VIP.

Einxhel Shkira

Fëmijët në rrjetet sociale/ VIP-at pro dhe kundër

Fruti i një dashurie që lindi në ‘reality show’ “Big Brother”, ishte vetëm për disa muaj i panjohur për publikun, pasi tashmë Einxhëll Shkira dhe Dj Dagz na e kanë prezantuar vogëlushin e tyre Trev. Bebushi Trev është bërë shumë i njohur në Instagram dhe llogaria e tij personale në rrjetin social numëron mijëra ndjekës.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF