Lamborghini në vinil
Lamborghini dhe Technics vendosën të krijojnë një gramafon, ku cilësia e tingullit bashkohet me fuqinë. Bie në sy kombinimi i portokallisë, jeshiles dhe të verdhës platin, që të kujtojnë format ikonike të makinës sportive italiane. Ky model ka fuqinë e tingujve të motorëve V12 dhe stilin e rafinuar. Shitja nis në korrik.
Pentax WG-90
Aparati fotografik Pentax WG-90 vjen në një version më të kompletuar: arrin të realizojë fotografi në distancë, falë sensorit 16 megapiksel, një lente me kënd të gjerë 28 mm dhe një zmadhim të pesëfishtë. Një cilësi e pazakontë është se mënyra e fotografimit, zbulon tiparet e fytyrës dhe kafshët në lëvizje.
Droni BetaFPV
Ky dron është një emocion më vete: lidheni me telefonin, vendosni kaskën e syzeve dhe merrni në dorë kontrollin, duke fluturuar në qiell. Ka lëvizje të qëndrueshme me barometër, lazer kur doni të pushoni dhe modalitet uljeje emergjente për të evituar përplasjen. Falë përmasave të vogla, mund të depërtojë kudo.
Chiron L'Ultime
Bugatti zbulon modelin Chiron L'Ultime, një edicion, i cili mbyll një seri e cila zgjati 8 vjet. Automobili iu dedikua pilotit Louis Chiron dhe është prodhuar në 500 ekzemplarë. Motori 8.0 litërsh me 4 turbo W16 dhe 1578 kuaj fuqi, ajo arrin 2,4 sekonda nga 0 në 100 km/h, ndërsa shpejtësia maksimale arrin 440 km/h.
Syzet inteligjente
Engo 2 janë zgjedhja perfekte për të gjithë ata, që janë kureshtarë të zbulojnë universin e syzeve. Të dizenjuara në një version sportiv, me peshë 36 gramë, syzet Engo 2, ju lejojnë të monitoroni treguesin e rrahjeve të zemrës, fuqinë, ritmin, si dhe distancën që keni përshkruar gjatë seancave stërvitore.