KreuStil Jetese

Një tjetër medalje për Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024!

Një tjetër medalje për Kosovën në Lojërat Olimpike

Pas xhudistes Distria Krasniqi që arriti të fitojë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Paris 2024, një tjetër medalje i ka shkuar Kosovës ditën e sotme nga ky kompeticion botëror. Kësaj here ka qenë një tjetër xhudiste që i ka dhuruar shtetit të saj një trofe dhe ajo është Laura Fazliu. Xhudistja kosovare e mposhti në repesazh kroaten, Katarina Kristo pas një rishikimi të gjyqtarëve. Sportisja kosovare arriti të fitojë një medalje bronzi në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Fazliu numëron në karrierën e saj diaa medalje si; medaljen e argjendtë në 63 kg për femra në Kampionatin Evropian të Xhudos 2022 të mbajtur në Sofje, Bullgari, medaljen e artë në garën 63 kg për femra në Lojërat Mesdhetare 2022 të mbajtura në Oran, Algjeri etj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF