KreuStil Jetese

6 fakte që duhet t'i dini për frutin e shalqirit!

6 fakte që duhet t'i dini për frutin e shalqirit!

1. Shalqiri ka më shumë likopen se domatet

Likopen është një antioksidant i fuqishëm që i jep frutave ose perimeve atë ngjyrën e bukur rozë ose të kuqe. Zakonisht ky antioksidant gjendet tek domatet, por shalqini është një burim më i përqendruar antioksidantësh. Një filxhan me shalqin ka 1.5 herë më shumë likopen se sa një domate e madhe e freskët.

2. Lëngu i shalqirit çliron nga dhimbjet e muskujve

Nëse keni një mikser frutash, atëherë shtrydhni një të tretën e një shalqini të freskët dhe pijeni lëngun para stërvitjes. Ky lëng përmban më shumë se një gram amino acidesh që mbrojnë kundër dhimbjeve muskulare. Studimet kanë treguar që meshkujt që pijnë lëng natyral shalqini para stërvitjes vuajnë më pak nga dhimbjet e muskujve ditën e nesërme, në krahasim me meshkujt që pijnë vetëm ujë.

3. Shalqini është edhe frut edhe perime


Siç e thamë më lart, shalqini është i të njëjtës familje me kastravecin, kungujt dhe kungulleshkat. Kjo për faktin se shalqini është pjesërisht frut dhe pjesërisht perime. Në fund të fundit është një kokërr e madhe që prodhon fara. Fakti tjetër që mbështet këtë teori është se lëvorja e shalqinit është e ngrënshme.

4. Ju mund të hani farat dhe cipat e bardha e shalqinit

Shumica e njerëzve i hedhin cipat e bardha ose lëvoret e shalqinit. Ajo që duhet të dini është se nëse këto lëvore i fusni në një mikser ushqimor bashkë me limon jeshil, do të pregatisni një masë shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Lëvorja e shalqinit përmban shumë elementë ushqyes të shëndetshëm që i bëjnë mirë gjakut. Lëvorja në fakt ka më shumë aminoacidë siç është citrulina se vetë tuli. Citrulina transformohet në argininë për veshkat. Është një aminoacid i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe sistemin imunitar por ka edhe vlera terapeutike.
Shumë njerëz preferojnë shalqinin pa fara, por farat e zeza të shalqinit janë krejt të ngrënshme dhe të shëndetshme. Ato përmbajnë hekur, zink, proteina dhe fibër.

5. Shalqini është pothuaj i gjithi ujë

E dini të gjithë ndoshta, por bëhet fjalë për një të dhënë interesante. 91 % e shalqinit është ujë. Kjo do të thotë që nëse në ditët e nxehta të verës ju konsumoni shalqi jo vetëm që do të qëndroni të hidratuar, por edhe keni një zëvendësues natyral për ujin.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF