Editorial nga Ilda Lumani
Pushimet, koha për të lexuar pak më shumë!
Nuk ka asnjë periudhë tjetër të vitit më të përshtatshme për t’u dhënë ndaj leximit sesa pushimet. Jetojmë në një epokë të artë për sa u takon titujve që mund të zgjedhim për të lexuar, nga klasikët tek autorët më të rinj. Por, nga ana tjetër, përpos vitrinës së titujve, tani duket se po lexohet më pak se kurrë.
Revista “Bordo” vijon të jetë një busull orientimi drejt leximit në letër. Letërsi apo jo, tani më shumë se kurrë nën shezlon mund të shfletoni disa faqe më shumë, vetëm apo me fëmijët tuaj. Disa rreshta më shumë janë një ushqim shpirtëror, jo më kot ne vijojmë misionin tonë; të shkruajmë dhe intervistojmë, japim informacion të pandërprerë në versionin e përmuajshëm print dhe jo vetëm.
Prej kohësh, platformës sonë online të “Bordo” i është shtuar edhe versioni në YouTube: intervistat me personazhe nga bota e artit, sportit, kulinarisë apo udhëtimeve, do t’ju mbushin kohën tuaj me informacion të çmuar dhe vazhdueshëm.
Ky numër i “Bordo”, një edicion tipik veror, sjell një editorial fotografik me bukuroshen Cindy Marina dhe bizhuteri nga Argjendari Pirro, po ashtu ju kemi përgatitur edhe disa intervista me personazhet e momentit nga ekrani dhe bota e artit.
Kampioni i boksit Mike Keta rrëfen jetën brenda dhe jashtë ringut, ndërsa tre kampionë të rinj, plot entuziazëm do të prezantojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike në Paris. Gjithashtu, mund të mbushni kohën tuaj duke na shfletuar me informacione rreth tendencave të fundit modës dhe bukurisë, sugjerimet rreth destinacioneve më të mira për të udhëtuar, si dhe disa kokteje të freskëta.
Por, për të mësuar më shumë rreth asaj çka në përmbajtje ky numër, duhet vetëm pak kohë: ndaj teksa qëndroni në bregdet, shfletoni “Bordo” dhe do të kuptoni se pushimet, pa një faqe të lexuar, nuk kanë kuptim.




5 këshilla për të përballuar vapën e verës!


Çfarë është marrëdhënia 'tolyamoury'








Ide për rutinën e mëngjesit gjatë verës!

Një udhëtim në Alberobello dhe jo vetëm…




