Rita Ora befasoi me paraqitjen ne tapetin e kuq të ‘British Fashion Awards’ në Royal Albert Hall në Londër. Këngëtarja 34-vjeçare tregoi imazhin e ri me një pamje të transformuar.
Kengetarja pozoi me një kostum të gjerë dhe përveçse kishtezbardhur vetullat, u shfaq dhe me nje prerje te re flokesh – që ishte hit në vitet 80 dhe duket se tashmë është kthyer në modë, edhe pse jo te gjithe jane te entuziasmuar prej saj.
Rita mbante një xhaketë gri të gjerë, pantallona të gjera dhe një këmishë, ndërsa kombinimin e kompletoi me grim të theksuar dhe bizhuteri. Këngëtarja nga Kosova shfaqet shpesh në tapetin e kuq me pamje të guximshme dhe disa herë ka zemëruar serbët me deklaratat e saj për Kosovën.



















