Ish-konkurrentja e Për’puthen, Alba Pollozhani ka terhequr vemendjen me deklarat e saj te forta, që shkaktojnë polemika në studiot televizive.
E ftuar në rubrikën ‘Trotuar’, Alba serish ngjalli diskutimi me pohimin se të gjithë burrat tradhtojnë, e me tej, pati edhe një mesazh për vajzat shqiptare për të cilat tha se më mirë është që të tradhtohen nga një i pasur sesa nga një i varfër.
“Më mirë të të tradhtojë një i pasur që të përkrah jetën apo të të tradhtojë një i varfër, i cili nuk të përkrah jetën… Të gjithë tradhtojnë, i varfri të tradhëton te shkallët e apartamentit, i pasuri në jaht, unë po them femrave më mirë t’i tradhtojë një i pasur që e përkrah!”, tha Alba.