KreuCelebrity

Media italiane "e shpalli të vdekur", reagon Kledi Kadiu!

Media italiane "e shpalli të vdekur", reagon Kledi Kadiu!

Një media italiane ka publikuar një lajm të rremë për vdekjen e balerinit të njohur shqiptar, Kledi Kadiu. Artikulli me titullin provokues: “Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i Amicit largohet shumë shpejt: iku! Ata u përpoqën të bënin çdo gjë”, shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale dhe mes ndjekësve të tij, shkruan dosja.al. Kadiu ka reaguar menjëherë dhe me ironi përmes një postimi në “Instastory”.

Media italiane "e shpalli të vdekur", reagon Kledi Kadiu!

“Më tregoni se kur do të bëhet funerali, kështu që të kaloj për të bërë një përshëndetje të fundit”, shkruan Kledi në postimin e tij.

Kledi Kadiu u largua nga Shqipëria në vitet ’90 dhe ndërtoi një karrierë të suksesshme si balerin në Itali, edhe pse per nje gje te tille i ishte dashur te bente ne fillimet e veta, jo pak sakrifica.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF