KreuCelebrity

Sara Hoxha rrëfen vështirësinë e rritjes së një fëmije pa partnerin!

Sara Hoxha rrëfen vështirësinë e rritjes së një

Sara Hoxha ka qenë e ftuar në “Cherry on Top” dhe ndër të tjera ka folur për raportin e saj me Ledri Vulën, me të cilin ka edhe një vajzë, Poem.

E pyetur nga Bora Zemani se si qëndron e vërteta e marrëdhënies së tyre, Sara zgjodhi të mos thotë diçka konkrete, duke i lënë sërish ndjekësit në dilemë.

Sara Hoxha rrëfen vështirësinë e rritjes së një

“Është një temë delikate që ende dua ta mbaj private, sepse ndonjëherë çfarëdo përgjigje të japësh nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë. Njëherë për njëherë, sa të qetësohet gjithçka të marrim dhe ne të marrim vesh çfarë po ndodh, të shkojë si të shkojë. Nuk jam duke e vrarë më mendjen për asgjë. Nuk e kisha përjetuar asnjëherë që nuk e di çfarë të thuash”, thotë ajo.

Sara Hoxha më tej theksoi se nënat single janë heroina pasi është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin, “Mamatë single janë heroina sepse është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin, por kemi prindërit, për të cilët jam falënderuese”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF