
Shakira është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave të showbiz-it, pasi është fotografuar në Los Angeles në shoqërinë e aktorit meksikan Manuel Garcia-Rulfo, i njohur nga seriali i suksesshëm “The Lincoln Lawyer”.
Sipas raportimeve dhe dëshmive të publikuara në rrjetet sociale, dyshja është parë në ambientet e njohura të Sunset Tower Hotel, duke nxitur menjëherë spekulime për një lidhje të mundshme mes tyre.
Pas ndarjes së shumëpërfolur nga ish-futbollisti Gerard Pique, me të cilin ka dy fëmijë, fansat e këngëtares po pyesin nëse artistja ka vendosur t’i japë një tjetër shans dashurisë.
Megjithatë, deri më tani as Shakira dhe as Manuel Garcia-Rulfo nuk kanë reaguar ndaj zërave që po qarkullojnë, duke lënë të hapur mundësinë që bëhet fjalë thjesht për një takim miqësor.
