
Një deklaratë e Meriton Mjekiqit ka nxitur reagime dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Gjatë intervistës së tij në emisionin e Marina Vjollcës, ku biseda u zhvillua pa dorashka, Meritonit iu kërkua të përmendte emrin e një personazhi që, sipas tij, i ka dëmtuar vetë karrierën. Ai përmendi Luiz Ejllin, duke u shprehur se këngëtari “i ka bërë autogol” vetes.
Pas kësaj deklarate, duket se reagimi i Luizit nuk ka munguar. Sipas vëzhgimeve të bëra nga “Prive by Liberta Spahiu”, këngëtari nuk e ndjek më Meriton Mjekiqin në Instagram, ndërsa ka dyshime se mes tyre mund të ketë pasur edhe një bllokim në rrjetet sociale.
Ky veprim ka ngjallur menjëherë komente mes fansave, duke shtuar kuriozitetin mbi raportin aktual mes dy figurave të njohura të ekranit.
