Poetja e njohur shqiptare, Mimoza Ahmeti, është shpallur fituese e edicionit të tretë të reality show-t Ferma VIP.
E bërë pjesë e spektaklit që në ditën e parë, Moza arriti të fitojë zemrat e publikut shqiptar, duke u renditur si më e votuara në finalen e madhe.
Në podin final, ajo u përball me Ilirin, ndërsa me shumicë votash triumfoi duke fituar çmimin e madh prej 129 mijë eurosh.
Pas shpalljes fituese, Mimoza Ahmeti falënderoi publikun dhe produksionin për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit të saj në spektakël.
“Falenderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, në vendin e dytë u rendit Iliri, ndërsa finalja u kompletua me Visin në vendin e tretë, Sonin në vendin e katërt dhe Bujakën në vendin e pestë.
