KreuCelebrity

Kushti i veçantë i Taylor Swift për të ftuarit në dasmën me Travis Kelce

Kushti i veçantë i Taylor Swift për të ftuarit në
Taylor Swift dhe Travis Kelce po planifikojnë një ceremoni martesore të mbuluar nga privatësia, ku çdo i ftuar do të duhet të respektojë rregulla të rrepta përpara se të marrë informacionet mbi ngjarjen.

Sipas TMZ, personat që konfirmojnë pjesëmarrjen në dasmë do të jenë fillimisht të detyruar të nënshkruajnë një marrëveshje konfidencialiteti (NDA). Vetëm pas kësaj procedure ata do të kenë akses në detajet që lidhen me vendndodhjen dhe organizimin e ceremonisë.

Dokumenti i nënshkruar ndalon publikimin apo ndarjen e çdo informacioni rreth dasmës, ndërsa raportimet flasin për pasoja ligjore në rast të shkeljes së marrëveshjes, edhe pse detajet e sanksioneve nuk janë bërë të ditura.

Në mesin e emrave që përfliten si të ftuar në ceremoninë e çiftit janë Karlie Kloss, Zoë Kravitz, Ed Sheeran, Suki Waterhouse, motrat Haim, Gigi Hadid dhe Selena Gomez.

Nga ana tjetër, Page Six raporton se Miles Teller dhe bashkëshortja e tij, Keleigh Sperry, nuk do të jenë pjesë e listës së të ftuarve, për shkak të një ftohjeje të marrëdhënieve me çiftin.

Mediat amerikane kanë aluduar se Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të kurorëzojnë dashurinë gjatë fundjavës së 3 korrikut në New York, ndërsa Madison Square Garden është përmendur si një nga vendet e mundshme të ceremonisë.

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ruajtja e privatësisë është prioritet absolut dhe se janë marrë në konsideratë edhe masa shtesë sigurie, përfshirë transportimin e të ftuarve me autobusë me xhama të errët për të shmangur ekspozimin publik.

Megjithatë, as Taylor Swift dhe as Travis Kelce nuk kanë konfirmuar zyrtarisht datën, vendin apo detajet e dasmës së tyre.