KreuCelebrity

Zendaya dhe Tom Holland rikthehen së bashku në tapetin e kuq pas pesë vitesh

Zendaya dhe Tom Holland rikthehen së bashku në tapetin e kuq pas
Zendaya dhe Tom Holland kanë bërë një paraqitje të rrallë së bashku në tapetin e kuq, duke shënuar rikthimin e tyre të parë në një event të tillë pas pesë vitesh.

Dy yjet e Hollywood-it morën pjesë në premierën promovuese të filmit të ri “Spider-Man: Brand New Day” në Madrid, ku tërhoqën vëmendjen e mediave dhe fansave me paraqitjen e tyre elegante dhe afërsinë që treguan gjatë mbrëmjes.

Zendaya u shfaq me një fustan të zi elegant, ndërsa Holland zgjodhi një kostum të zi të kombinuar me një këmishë të kuqe, një detaj që u interpretua si një homazh ndaj personazhit të tij ikonë, Spider-Man.

Kjo është hera e parë që çifti pozon së bashku në tapetin e kuq që prej promovimit të filmit “Spider-Man: No Way Home”, kur edhe bënë publike romancën e tyre.

Së fundmi, Tom Holland ka folur edhe për bashkëpunimin me Zendaya-n në projektin e ri kinematografik, duke treguar se mbështetja e saj ka qenë vendimtare gjatë xhirimeve. Aktori zbuloi se të dy ngritën shqetësime për një skenë që nuk i bindi plotësisht dhe, pas diskutimeve me regjisorin Destin Daniel Cretton, ajo u ripunua dhe u xhirua nga e para.

“Është shumë e rëndësishme të kesh pranë dikë që e kupton këtë profesion dhe sfidat që sjell ai”, tha Holland, duke vlerësuar rolin që Zendaya ka pasur në jetën dhe karrierën e tij.

Përveç rikthimit si Peter Parker dhe MJ në filmin e ri të Spider-Man, dy aktorët do të bashkëpunojnë edhe në projektin e ardhshëm të regjisorit Christopher Nolan, “The Odyssey”.