Një influencues i njohur në rrjetin TikTok për shëndetin dhe mbajtjen e trupit në formë befasoi me lajmin e diagnozëse se papritur të kancerit, megjithse ishte i stërvitur e i shëndetshëm. Govind Sandhu tha për kancerin e tij se kishte nisur të vërente probleme me shëndetin e tij pasi kishte kompletuar një gjysmë maratone, shkruan rrjeti britanik Unilad.
Në një video të publikuar në fundjavë, 38-vjeçari shpjegonte sesi kishte marrë diagnozën paraprake për kancer të tipit ‘Non-Hodgkin lymphoma’. “Ky është një tip kanceri që nis në sistemin limfatik (të lëngut që rrethon qelizat e trupit tonë) që është pjesë e mekanizmave të imunitetit që luftojnë sëmundjet e ikrobet”. Shkruan rrjeti mjekësor Mayo Clinic, duke shtuar se qelizat e kuqe të gjakut rriten jashtë mase dhe krijojnë njësi tumoresh në të gjithë trupin.
Sandhu shpjegoi se fillimisht mendonte se ndryshimet në pamjen e kyçeve të tij vinin nga vrapimi por për disa javë shëndetii ti u përkeqësua dhe ai u detyrua të kërkonte ndhimë mjekësore. “Sigurisht që nuk mund ta besoj por shumë gjëra nuk i kemi nën kontroll. Përse unë?’, pyeste me vete modeli që nuk kuptonte se përse i ishte shfaqur kanceri. Doktorët gjithashtu nuk mund t’i jepnin atij një përgjigje. Govind shtoi: “E kuptoj që jo gjithkush mund ta miratojë këtë, nëse kemi specifika që doni të dini ose doni të thoni, lërini në komente”.



















