Këtë të mërkurë u mbajt finalja e madhe e edicionit të parë të “Ferma VIP”, ku Dijonis Biba u shpall fituesi.
Pas shumë sfidave, Dijonisi dhe Flori u përballën “kokë më kokë” në një televotim, ku publiku përcaktoi si fitues Dijonisin.
-
3 frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin!
13 Qershor, 09:38
Florian Agalliu, edhe pse nuk mundi të ishte fitues, u shpreh mjaft i lumtur për rrugëtimin e tij, “ Jam shumë i lumtur për kaq sa arrita, nuk jam aspak pishman. Rruga ime do të jetë e gjatë në art, e uroj Dijonisin për këtë”.
Gjashtë fermerët, të cilët prekën finalen e madhe ishin: Baby G, Ditea Berisha, Dijonis Biba, Renis Gjoka, Florian Agalliu dhe Çiljeta Xhilaga.



















