Ledri Vula performoi në konkursin “Miss Universe Albania 2024” si një ndër të ftuarit speciale. Sakaq, pak para nisjes së konkursit, reperi u ndesh me disa pyetje pikante nga gazetarët, e padyshim, nuk kishte sesi mungonte dhe nje e tille për ish-partneren e tij Sara Hoxha.
“A beson te rikthimet?” ishte një ndër pyetet që iu drejtua Ledrit, i cili duke qeshur u përgjigj: “Unë me 100 probleme jam rikthyer," duke ndezur keshtu diskutime ne rrjet.
Pas ndarjes ë tyre të bujshme, ish-çifti ka qene vazhdimisht ne qendër të vëmendjes së medias rozë. Pavaresisht se poshte e lart qarkullojne shumë arsye pse dyshja i kanë dhënë fund lidhjes disa vjeçare nga e cila kanë edhe një vajzë, Ledri dhe Sara kanë vendosur që heshtin për marrëdhënien e tyre. Ajo qe dihet nderkohe, eshte se pas ndarjes Sara mori vajzën e tyre, PoemBlu dhe u largua nga shtëpia e prindërve të Ledrit.