KreuCelebrity

Reagon babai i ish-partneres së Diddy-t pas videos virale: Është i neveritshëm!

Reagon babai i ish-partneres së Diddy-t pas videos virale: Është

Babai i Kim Porter, ish-partneres së Diddy, ka reaguar ndaj reperit i cili akuzohet se ka abuzuar fizikisht me disa gra, si dhe për sulm seksual ndaj tyre. Duke folur për Rolling Stone, babai i Porter u shpreh i shokuar dhe i tronditur kur ka parë gjithashtu videon e dhunës ndaj Cassie.

Ata ishin në një lidhje nga viti 1994 deri në vitin 2007 dhe babai i saj shprehet se ai vetë nuk e kishte parë asnjëherë reperin ta trajtonte kështu vajzën e tij. “Mund të thuash se u mërzita kur pashë videon. Unë nuk do ta trajtoja armikun tim kështu. Ai ishte i neveritshëm, nuk mund ta besoja. Unë isha në ushtri në Vietnam. As atëherë, nuk do t’ia bëja këtë armikut tim”, tha ai.

Reagon babai i ish-partneres së Diddy-t pas videos virale: Është

Kur u pyet më pas nëse ajo kishte menduar ndonjëherë se Diddy mund të kishte abuzuar me vajzën e tij, ai u përgjigj: “Jo. Unë kurrë nuk kam parë asgjë në këtë masë. Por kjo video më bëri të habitem”.

 “Nuk e mendoja se mund të shkonte kaq poshtë. Unë nuk do ta bëja këtë, as me një qen. Zemra ime është me Cassie-n”, përfundoi ai.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF