KreuCelebrity

Ismail Kadare s’i ka dhuruar unazë martese; Helena zbulon arsyen!

Ismail Kadare s’i ka dhuruar unazë martese; Helena zbulon arsyen!

Helena Kadare ka qenë e ftuar në programin e fundit të “Piter Pan” për këtë sezon televiziv dhe ka rrëfyer jetën e saj personale dhe profesionale.

E pyetur nga gazetarët e vegjël nëse ka marrë një unazë martese, Helena tha, “Jo, nuk më ka dhuruar sepse ka qenë një brez që e quanin veten shumë modernë dhe përjashtonin zakonet e vjetra. Atëherë ka qenë diçka konservatore jashtë shijeve tona”.

“Në atë kohë nuk kishte një propozim martese. Unë isha në konvikt, isha studente e vitit të parë dhe ishte ‘Lidhja e Shkrimtarëve’. Ismaili ftoi të gjithë shkrimtarët e ‘Lidhjes së Shkrimtarëve’ dhe unë ftova të gjitha shoqet e konviktit duke zemëruar jashtëzakonisht shumë farefisin tonë dhe gjithashtu edhe gratë e shkrimtarëve që nuk ishin të ftuara. Aty u njohën dhe Sadija me Dritëro Agollin, ishte shoqe e klasës time”, shtoi ajo më tej.

Ismail Kadare s’i ka dhuruar unazë martese; Helena zbulon arsyen!

Më tej, Helena kujtoi edhe njohjen me të madhin Ismail Kadare, “Ai mori çmimin e Republikës, unë isha nxënëse në gjimnaz dhe të gjithë e dinin që i dija përmendsh të gjitha poezitë e tij dhe më kishin shtruar fotot e tij të gazetës. Ai nuk më njihte fare. Unë botova një tregim te ‘Zëri i Rinisë’. Ai ishte në Moskë, kishte përfunduar studimet këtu dhe kishte vajtur për specializim. Atje vinin gazetat shqiptare në një hotel në Moskë. Ai pa këtë tregim dhe më bëri 3 rreshta: Lexova tregimin tuaj, shkruani dhe mos u trembni. I gjithë gjimnazi e mori vesh këtë gjë që erdhi kjo letër. Pastaj kur erdhi në Shqipëri, u njohëm rastësisht në rrugë.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF