Aktori i njohur shqiptar Julian Deda, i cili ishte dhe finalist i këtij edicioni të Big Brother VIP i befasoi ndjekesit në Instagram, duke ndarë aty një foto të tij të vitit 1997. Juli siç duket dhe nga foto ka qenë një djalë tejet simpatik, me flok të gjatë deri te supi, sytë blu dhe elegant. Pa hequr dore ne asnje moment nga dozat e humrit, në postimin që vetë aktori ka ndarë me ndjekësit shkruan: “Para dhe pas kredisë”!
Juli doli i dyti në garën për çmimin e madh të Big Brother Vip. Edhe pse ishte një lojtar i fortë, ai nuk mundi të marrë dot trofeun në një përballje ‘kokë më kokë’ me Egla Cenon. Ai u shpreh i mërzitur me kete fakt, por jo i zhgënjyer.
“Kur shkon në atë pikë je gjysmë hap larg fitores. Jam i mërzitur, por jo i zhgënjyer. Do doja ta fitoja, por kam dalë në rrugë, kam përshëndetur njerëz, më kanë folur. Nuk më ka munguar ky raport me publikun, por më kanë njohur në gjithë ngjyrat e mija, edhe kur nuk bëj humor. Nuk fitova 100 mijë euro, por fitova dashurinë e njerëzve”, tha aktori i humorit.



















