KreuCelebrity

Elhaida Dani emërohet drejtore artistike e Festivalit të 63-të në RTSH!

Elhaida Dani emërohet drejtore artistike e Festivalit të 63-të

Elhaida Dani do të rikthehet në skenën e Festivalit të RTSH, por këtë herë si drejtoreshë artistike. Këngëtarja u shpreh entuziaste për detyrën e re. 

“Është një kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe. Kam lindur dhe jam rritur në Festivalin e RTSH-së, dhe falë këti festivali kam shkelur edhe në skenën e Eurovizonit. E di se çfarë do të thotë për artistët shqiptar ky Festival. E di rëndësinë.

Do të japë më të mirën time në këtë Festival, por edhe në ato të ardhshmet. Është mundësi e artë për ti treguar edhe Shqipërisë vlerat më të mira. Po synojmë të zgjedhim një skuadër sa më profesioniste, sa më serioze, për të bërë një punë shumë të madhe për këtë Festival dhe ato të ardhshme”, u shpreh Elhaida.

Elhaida Dani emërohet drejtore artistike e Festivalit të 63-të

Elhaida Dani me një karrierë të gjatë dhe të pasur muzikore, ka rrëmbyer shumë çmimeve të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF