Oprah Winfrey është shtruar në spital për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor në stomak, që i ka shkaktuar një shqetësim të madh, siç zbuloi shoqja e saj më e mirë Gayle King.
Gayle, 69 vjeçe, e ndau me sinqeritet lajmin të martën, duke shtuar se shpresonte që Oprah, 70 vjeç, të mos mërzitej që kishte zbuluar situatën në të cilën ndodhet ish-prezantuesja e emisionit. "Ajo përfundoi në spital dhe kishte nevojë për një IV. Ishte një situatë shumë e rëndë".
Kur u pyet për shëndetin aktual të Oprah, Gayle i siguroi të gjithë se Oprah së shpejti do të kthehej në transmetim. "Ajo do të jetë mirë. Ajo do të jetë në rregull”, shtoi Gayle. Gjatë gjithë karrierës së saj, Oprah ka qenë e hapur për udhëtimin e saj për humbje peshe. Vitin e kaluar qarkulluan thashetheme se ajo po përdorte Ozempic, një ilaç diabeti i njohur në Hollyëood për humbje peshe.
Në dhjetor, Oprah pranoi se kishte filluar të merrte ilaçe për humbje peshe teksa më parë ishte përpjekur ta arrinte vetë figurën e saj të dëshiruar. Nuk dihet nëse ilaçet për dobësim kanë ndikuar në problemet shëndetësore që i janë shfaqur Oprah.