KreuCelebrity

Në depresion nga ndarja? Ben Affleck i rikthehet “vesit” të vjetër!

Në depresion nga ndarja? Ben Affleck i rikthehet “vesit”

Kriza mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez eshte  kthyer në kryefjalën e mediave roze. Cifti i njohur u rikthyen bashkë me njëri-tjetrin pas një ndarjeje të gjatë duke e kurorëzur kësaj here me martesë. Fillimisht u duk se gjerat po shkonin mire, por tani, lidhja e tyre sërish ka hasur probleme dhe po përfliten për një divorc të mundshëm.

Në depresion nga ndarja? Ben Affleck i rikthehet “vesit”

DailyMail ka dhënë disa detaje më shumë nga jeta e tyre. Miq të Affleck kanë folur duke treguar se ai është në rrezik për t’iu kthyer sërish “vesit” të alkoolit. Ata kanë treguar se kohët e fundit miku i tyre është ndjerë shumë i stresuar duke bërë kështu që t’a shohin shpesh-herë duke pirë.  Disa prej tyre thanë edhe se e kanë parë në gjendje të rëndë nga pija, dhe dyshojnë se mund të vijë si pasojë e krisjes së marredhënies së tij me JLO.

Në depresion nga ndarja? Ben Affleck i rikthehet “vesit”

Lopez dhe Affleck po përfliten sërish për një divorc të mundshëm për shkaqe ende të paditura. Aludime të shumta për divorcin e tyre kanë trazuar mendimet e fansave, një prej tyre është që divorci mund të jetë një stisje për të zhvendosur vëmendjen e audiencës nga “rënia” e karrierës së këngëtares Lopez. Të tjerë thonë që çifti nuk gjejnë një gjuhë të përbashkët për shkak se Lopez është shumë e njohur dhe dëshiron të ndajë jetën e saj me të gjithë ndërsa Affleck është më privat. Edhe pse ai e respekton privatësinë e gruas së tij sërish nuk e pëlqen faktin që të ndajë çdo gjë me ndjekësit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF