KreuCelebrity

U bë virale për bluzën ku thuhej “jam në pension”: reagon Rihanna!

U bë virale për bluzën ku thuhej “jam në

Këngëtarja e "We Found Love" Rihanna bëri bujë javën e kaluar pasi u pa duke dalë me një bluzë ku shkruhej "Unë jam në pension".

Lidhur me këtë themeluesja e “Fenty Beauty” në një intervistë për “Extra” tha, “Unë nuk jam në pension. Thjesht më pëlqeu ai fustan. E mora si dhuratë dhe më pëlqeu”.

Fituesja e “Grammy” këmbënguli se kushdo që ishte tronditur nga bluza "nuk e lexoi rreshtin e dytë" të këmishës, ku shkruhej: “Unë nuk jam pensionist, thjesht jam tërhequr nga veshjet, është shumë mundim”.

U bë virale për bluzën ku thuhej “jam në

Rihanna shtoi se pavarësisht këmishës, ajo është duke punuar për muzikë të re. “Unë mendoj se muzika, për mua, është një zbulim i ri,” tha ajo për median. “Po i rizbuloj gjëra. Unë kam qenë duke punuar për albumin, tani jam gati të kthehem në studio. Unë do të filloj - më jepni pak kohë!”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF