Selena Quintanilla-Pérez ishte pak javë larg ditëlindjes së saj të 24-të, kur u vra pas shpine me gjakftohtësi nga presidentja e klubit të saj të fansave pasi kishte zbuluar abuzimet e kësaj të fundit me fondet. Këngëtarja e famshme, e njohur si "Mbretëresha e Muzikës Tejano" u vajtua nga miliona fansa dhe vrasësja e saj, Yolanda Saldívar u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht për të paktën 30 vjet.
Tani, gati tre dekada pas vdekjes së këngëtares fituese të Grammy-t, Yolanda Saldívar u kërkoi gjyqtarëve lirimin me kusht. Saldívar po e vuan dënimin në një burg në Gatesville, Teksas. E burgosurja 64 vjecare ka aplikuar për lirim me kusht në janar dhe normalisht, mund të kishte të drejtën të lirohej me kusht në 30 mars.
Por sipas Eonline, e gjyqtarët kanë refuzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e Yolandës, duke e lënë vrasësen e Selenës prapa hekurave. Pas vendimit të Gjykatës, familja e këngëtares, së bashku me të venë e saj, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se ishin "mirënjohës" që Saldívar mbetet në burg. “Edhe pse asgjë nuk do të na e kthejë Selenën”, thanë ata në një mesazh të postuar në faqen e Instagramit të motrës së Selenës, Suzette Quintanilla, “ky vendim ripohon se drejtësia është vënë në vend për shpirtin e bukur, të cilin e larguan shumë shpejt prej nesh dhe miliona fansave në mbarë botën”.