KreuFashion

Hailey Bieber shfaqet më seksi se kurrë në koleksionin e ri SKIMS

Modelja dhe sipërmarrësja Hailey Bieber ka qenë fytyra kryesore e fushatës më të re të markës së veshjeve intime SKIMS, e quajtur “Everyday Cotton”, e cila promovon koleksionin e ri të reçipetave dhe të brendshmeve prej pambuku premium.

Fushata është fotografuar nga Mert Alas dhe është publikuar më 22 qershor. Në të, Bieber pozon me disa prej stileve kryesore të koleksionit, përfshirë “Triangle Bralette” dhe “Hipster” në ngjyrën Peony. Koleksioni synon të kombinojë komoditetin e pambukut klasik me dizajnin karakteristik të SKIMS dhe është i disponueshëm në madhësi nga XXS deri në 4X.

Hailey Bieber shfaqet më seksi se kurrë në koleksionin e ri SKIMS

Hailey Bieber shfaqet më seksi se kurrë në koleksionin e ri SKIMS

Hailey Bieber shfaqet më seksi se kurrë në koleksionin e ri SKIMS

Themeluesja dhe drejtoresha kreative e SKIMS, Kim Kardashian, e vlerësoi pjesëmarrjen e Bieber, duke thënë se ajo arrin t’u japë edhe pjesëve më të thjeshta një stil të veçantë dhe të rafinuar.

Hailey Bieber shfaqet më seksi se kurrë në koleksionin e ri SKIMS

Hailey Bieber shfaqet më seksi se kurrë në koleksionin e ri SKIMS

Vetë Hailey Bieber u shpreh se koleksioni përfaqëson bazat ideale të garderobës, duke theksuar se materialet janë të buta, të rehatshme dhe të përshtatshme për përdorim të përditshëm. Ajo shtoi gjithashtu se ka qenë prej kohësh fanse e SKIMS.

Hailey Bieber shfaqet më seksi se kurrë në koleksionin e ri SKIMS

Hailey Bieber shfaqet më seksi se kurrë në koleksionin e ri SKIMS

Fushata vjen në një moment ku Bieber ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale për postimet e saj familjare me bashkëshortin Justin Bieber dhe djalin e tyre, Jack Blues Bieber.