KreuFashion

"Polka dots"! Ky është sezoni i pikave! Personazhet shqiptare që kanë përqafuar këtë trend!

Në muajin prill kopertina e Bordo promovoi pikat, një super editorial që kishte në fokus kalasiket polka dots.

Një fustan për një imazh të freskët, 'cut' me detaje që e bën unik, për një modele brune, si Nevro Halo, por që rrezatoi po aq tek biondina më e famshme e momentit, Danja Koka, gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP.

 

Nje tjeter look i këtij editoriali, ishte edhe në versionin blu me pika, një fund me pjesën e bustit recipeta, ku shamia për flokët në të njëjtën linjë plotësonte veshjen! Personazhe të tjerë e kanë përqafuar këtë trend, si nga bota e spektaklit, e po aq edhe politikës.

 

Beniada Nishani në një nga postimet e saj u shfaq me një fustan të zi me pika të bardha dhe jakë të bardhë, ku mori mjaft pëlqime, por edhe fustanet e bardha kanë qenë preferencë e saj.

 


Ndërsa mikesha e saj, modelja Jori Delli, u pa e ftuar në sfilatën e Channel në Paris, me një fustan të bardhë me pika të zeza të mëdha dhe dukej "waw"!

 

Nuk mund t'i mungojë kësaj panorame edhe ish-politikania, drejtuesja e emisionit "Top Story", Grida Duma, e cila përqafon çdo tendencë dhe është bërë së fundi një promotore mode.



Tepër feminile u shfaq me një fustan në këtë frymë edhe dermatologia e njohur. Silvana Mishtaku në një event në kryeqytet.

 

E së fundmi këngëtarja Keisi Tola ka zgjedhur një fustan të tillë për coverin e albumit të saj të ri, i cili publiohet së shpejti.

 

 

Fuqinë e pikave mos e nënvlerësoni. Më shumë se kurrë këtë verë duhet ta përqafoni dhe keni për të qenë në qendër të vëmendjes në çdo dalje tuajën!