KreuStil Jetese

Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e dhjetëra personave në Kongo!

Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e dhjetëra personave

Një sëmundje e panjohur ka shkaktuar vdekjen e 50 personave në pjesën veriperëndimore të Kongos, sipas mjekëve që ishin në terren si dhe njoftimeve që i bëri të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Intervali kohor mes shfaqjes së simptomave të para dhe vdekjes ishte 48 orë në shumicën e rasteve dhe “kjo është shumë shqetësuese”, tha drejtori i spitalit rajonal ‘Bikoro’, Serge Ngalebato.

Sëmundja misterioze u shfaq më 21 janar në Republikën Demokratike të Kongos duke regjistruar 419 raste, nga të cilët 53 persona kanë humbur jetën, shkruan VOA. Sipas zyrës së OBSH-së për Afrikën, shpërthimi i parë i sëmundjes u regjistrua në qytetin Boloko pasi tre fëmijë, që kishin ngrënë një lakuriq, vdiqën brenda 48 orëve nga simptomat e etheve hemorragjike.

Për një kohë të gjatë ka patur shqetësime për bartjen e sëmundjes nga kafshët tek njerëzit në ato vende ku njerëzit ushqehen me kafshët e egra. Numri i sëmundjeve të tilla në Afrikë është rritur në mbi 60 për qind gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave të vitit 2022 të OBSH-së.

Pas shpërthimit të dytë të kësaj sëmundje të mistershme në qytetin Bomate më 9 shkurt, mostrat nga 13 raste u dërguan për prova laboratorike në Institutin Kombëtar për Hulumtime Biomjekësore në Kinshasa, kryeqytetin e Kongos.

Të gjitha mostrat treguan se nuk bëhej fjalë për sëmundjen e Ebolës apo sëmundje të tjera që shoqërohen me simptoma të etheve hemorragjike, sikurse sëmundja Marburg. Por disa teste rezultuan pozitive për infektim të mundshëm me malarie.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF