KreuCelebrity

Dua Lipa zhvendoset përkohësisht në SHBA për të qenë pranë Callum Turner

Dua Lipa zhvendoset përkohësisht në SHBA për të
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, pritet të kalojë disa muaj në Shtetet e Bashkuara për të qenë pranë bashkëshortit të saj, aktorit Callum Turner, ndërsa ai është i angazhuar me projektet e tij të reja kinematografike.

Në një intervistë për The Hollywood Reporter, aktori 36-vjeçar zbuloi se artistja shqiptare do të qëndrojë në SHBA për rreth shtatë muaj, në mënyrë që çifti të kalojë sa më shumë kohë së bashku, pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale.

Turner do të jetë pjesë e ribërjes së filmit të vitit 1981, “Possession”, ku do të luajë përkrah Margaret Qualley, ndërsa më pas do të nisë xhirimet e filmit “The Comebacker”, ku do të ketë si partner Tom Hanks.

“Puna jonë na çon në vende të ndryshme të botës. Kur rikthehemi në Londër, përpiqemi të kalojmë kohë me miqtë tanë, por mbi të gjitha sigurohemi që të jemi bashkë sa më shumë të jetë e mundur”, u shpreh aktori.

Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni civile në Londër në fund të muajit maj, në Old Marylebone Town Hall, ndërsa një javë më vonë festuan me një ceremoni tre-ditore në Siçili.