KreuCelebrity

Jennifer Lopez surprizon 80 mijë fansa në koncertin e David Guetta-s në Paris

Jennifer Lopez surprizon 80 mijë fansa në koncertin e David Guetta-s
Jennifer Lopez ka dhuruar një nga momentet më të veçanta të koncertit të David Guetta-s në Paris, duke bërë një paraqitje të papritur para rreth 80 mijë spektatorëve të mbledhur në “Stade de France”.

Artistja u ngjit në skenë gjatë njërës prej tre netëve të koncertit të DJ-it francez dhe interpretoi hitin e saj të famshëm “On the Floor”, duke shkaktuar entuziazëm të madh te publiku. Pamjet e momentit u publikuan edhe në rrjetet sociale nga profili zyrtar i stadiumit.

Pas performancës, Jennifer Lopez ndau me ndjekësit e saj disa fotografi nga mbrëmja, ku u shfaq me një veshje tërheqëse të përbërë nga një kostum trupor dyngjyrësh me prerje në pjesën e sipërme, geta të zeza, çizme deri në kyç dhe një xhaketë lëkure.

Paraqitja e saj u kthye në një nga pikat kulmore të koncertit të David Guetta-s dhe u komentua gjerësisht nga fansat në rrjetet sociale.