KreuStil Jetese

“Arjon”, shtëpia juaj, arti ynë

“Arjon Co.” është themeluar në Shqipëri, në vitin 1995. Në vitet e para të post tranzicionit tregu i brendshëm i hapi dyert për të importuar produkte dhe zhvillimi në këtë pikë ishte tejet i shpejtë. Emri ‘Arjon’ u bë fillimisht i njohur për pjesën e pllakave dhe materialeve sanitare. Themeluar si një kompani e vogël, shumë shpejt ‘Arjon’ u bë sinonim i produkteve cilësore dhe kualitetit të lartë, imazhit dhe ideve të reja. Aktualisht, ‘Arjon’ ofron një gamë produktesh dhe shërbimesh gjithnjë e në rritje, duke ruajtur cilësinë e imazhit, si më të mirët në tregun shqiptar. Klientët e ‘Arjon’ janë nga gjithë Shqipëria, ndërsa është kompania lider në vend që importon produktet nga vende të ndryshme nga e gjithë bota, gjithmonë duke siguruar risi dhe vlera në tregun lokal dhe rajonal.

‘Arjon’ ka marrë në konsideratë nevojat e tregut dhe transformimin sinkron me ndërtesat  cilësore që janë ndërtuar në vend, ashtu sikurse edhe njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm për rëndësinë e dizajnit të brendshëm si dhe cilësinë e produkteve.

‘Arjon’ ka hedhur në treg “Selection by Arjon”, që prezanton një filozofi të ndryshme nga kompania mëmë.

Efektet e krizës kanë qenë të ndjeshme në gjithë sektorët e shitjeve, por shtresa e mesme dhe ajo e pasur gjithmonë ishte në kërkim. Kështu që kompania vendosi të krijojë një ‘brand’ të dedikuar që të përmbushte nevojat e kualitetit dhe dizajnit. Për këtë zgjodhi emrat më të rëndësishëm në fushat e tyre përkatëse (arkitektë dhe projektues), duke ndihmuar dhe përmbushur kërkesat e klientëve për më shumë cilësi, dizajn, teksa arkitektët sollën risitë dhe stilin e tyre.

“Apavisa”, “Fanal”, “F.illi Frattini”, Teuco”, “Armadi Art”, “ Listone Giordano”, “Panaria Group”, “Koh-i-noor” dhe “Laufen” janë kompanitë e zgjedhura me të cilat operon ‘Arjon’. Këta partnerë, liderë edhe në botë, kanë minimizuar konkurrencën në treg, duke zhvilluar një treg të përshtatshëm biznesi, ndërkohë që sjellin ide të veçanta dhe të reja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF