Kanë gjithçka; para, talent, miq, një jetë të jashtëzakonshme dhe hapësirë për çdo kapriço. Turma adhuruesish vishen dhe krihen si ata. E megjithatë, shumë aktorë, sportistë e popstar kanë një anë të fshehtë; janë depresivë ose vuajnë nga paniku apo bipolariteti, kalojnë periudha të errëta nën pushtetin e alkoolit e drogës dhe përballen shpesh me shtysën për të shkuar drejt vetëvrasjes.
Në histori janë të shumta rastet kur e keqja ka qenë më e madhe se dëshira për të jetuar: Amy Winehouse, Heath Ledger, Robin Williams, Janis Joplin; për ta dhe shumë të tjera mallkimi i suksesit ka rezultuar fatal. Të tjerë kanë kaluar periudha të errëta: Cara Delevingne, Emma Stone, Kristen Stewart, janë ndër të famshmit që kanë folur lidhur më këto momente, pasi tashmë e dinë se të mos jesh vetëm me këto probleme është thelbësore për t’i tejkaluar.
Dhe ndoshta edhe të dalin prej këtij qerthulli, siç ka ndodhur me Colin Farell, i bërë i famshëm si bad boy në fillimet e karrierës, për të përfunduar më pas në kthetrat e depresionit dhe varësisë nga droga e alkooli, nga ku mundi të dilte falë dashurisë së dy fëmijëve të tij.


Tendenca e ardhshme vjeshtë-dimër: Leopard!

Çantat star të sezonit pranverë-verë 2016

Miriam Cani, mahnitëse edhe pa grim

Ornela Bregu zbulon një sekret pas 17 vitesh


Cindy Crawford: Mbush 50 vjeçe dhe tërhiqem

Jay Z padit Rita Orën, kërkon 2,4 mln USD

Yjet në tapetin e kuq të SAG Awards





Syzet optike, modelet e reja të pranverës

Pasion uniseks



Viktor & Rolf pranverë-verë 2016: Wearalble Art!

