KreuStil Jetese

Revolucioni i ‘Playboy’, lepurushja në kopertinë nuk është nudo

Ishte paraljamëruar në fund të 2015-s. Tani është bërë realitet Playboy, revista e njohur për të rritur me lepurushet pa rroba, ka nxjerrë në qarkullim numrin e parë pa foto nudo, duke vendosur në kopertinë një nga modelet e saj të veshur, një fitore për feministet që e kanë dënuar gjithnjë imazhin e grave të përcjella nga revista e famshme.

Deri tani privilegji për të mos treguar detaje anatomike u ishte lënë vetëm yjeve të Hollivudit, që nga Marilyn Monroe te Kim Basinger. Por këtë herë është lepurushja Sarah McDaniel, modelja me sytë në dy ngjyra të ndryshme, që pozon e veshur në kopertinë. Revolucioni mediatik edhe në imazhet erotike u bë makthi i ri i Playboy, revistë që gjithnjë ka qenë pararojë në tendencë. Kështu, së fundi ka risjellë në kopertinë një trans, Vittoria Schisano, ashtu siç në fakt kishte bërë 35 vjet të shkuara, e para nga të gjitha.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF