KreuStil Jetese

“Astron”, ora e parë me GPS diellor

Ora e dorës nuk është vetëm luks, ajo ka qenë një objekt i domosdoshëm për të matur kohën shumë shekuj më parë, por kohët e fundit një orë dore është shndërruar në një aksesor të domosdoshëm të përditshmërisë sonë, falë teknologjisë më të fundit. E kur bëhet fjalë për produktet që mbajnë firmën ‘Seiko’, gjigandi japonez me 134 vite të shkëlqyera eksperiencë, që  garanton cilësi maksimale edhe risi, jemi të lumtur që mund ta gjejmë edhe në tregun shqiptar. Një prej risive më të fundit nga ‘Seiko’ është ora ‘Astron’.

Që në 2012, ‘Seiko’ ka bërë histori me prodhimin e orës ‘Astron’, e cila është ora e parë në botë me GPS diellor.

Duke përdorur fuqinë e dritës, ‘Astron’ rregullon automatikisht orën dhe datën e saktë, pavarësisht vendndodhjes sonë në çdo cep të rruzullit tokësor, kjo falë prekjes së një butoni.

E në fakt, nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, që për të prezantuar këtë produkt kaq inovativ, ‘Seiko’, marka prestigjioze japoneze e prodhimit të orëve, të zgjidhte si imazh një figurë si ajo e tenistit me famë botërore, Novak Dokovic, një personazh që identifikon një histori suksesi.

“Dedikuar ndaj perfeksionit”, slogani i ‘Seikos’, kuptohet shumë më mirë kur vetëm pas një periudhe dyvjeçare, pra në vitin 2014, e ka zhvilluar më tej ‘Astron’, duke futur në funksion të plotë GPS-in chronograph diellor. Tashmë ‘Astron’ vjen me ‘Dual Time display’. Vetëm një herë në ditë, atëherë kur bateria është plotësisht e karikuar, ‘Seiko Astron’ me anë të GPS së integruar në të, merr sinjalin dhe automatikisht lidhet me katër ose më shumë prej sateliteve të orbitës së Tokës. Në këtë mënyrë bëhet e mundur gjetja e pozicionit si dhe identifikimi i zonës kohore dhe datës së saktë. Nuk keni më pse të lodheni duke ndryshuar orën sa herë udhëtoni nga një vend në tjetrin, pasi nëse ju jeni në një mal të lartë, në mes të oqeanit, ose madje edhe në qendër të një shkretëtire, ‘Astron’ tregon përherë  kohën e saktë lokale.

Sensorët dhe një antenë ‘Seiko’ që është vendosur si unazë nën fushën e orës ‘Astron’, bëjnë të mundur që pavarësisht vendnodhjes së saj, të marrë menjëherë sinjale nga satelitë që ndodhen në një largësi më shumë se 20.000 kilometra distancë, duke ju bërë të jenë të përpiktë e të pagabueshëm, ashtu si edhe kjo markë e njohur ka në thelb të filozofisë së saj. Sapo ‘Astron’ kap sinjalet me anë të GPS-it të satelitëve, akrepi i dytë fillon të lëvizë, tregon numrin e satelitëve, dhe pastaj tregon orën e saktë. Është një moment shumë emocionues identifikimi i satelitëve që ndodhen 20.000 kilometra larg vendndodhjes tuaj aktuale. Gjithçka që vë në lëvizje universin është pikërisht në dorën tuaj dhe iu fal këtë emocion të veçantë.

Me orën ‘Astron’ nuk keni nevojë të ndryshoni baterinë asnjëherë, pasi ‘Astron’ është vetëruajtëse e energjisë, duke marrë gjithë fuqinë që i nevojitet vetëm nga rryma diellore.

Kur udhëtoni me avion nuk do të shqetësoheni nëse ora juaj interferon, pasi krijuesit e ‘Astron’ kanë menduar për të shmangur çdo ndërhyrje me funksionimin e pajisjeve elektronike në një aeroplan: ‘Astron’ sjell në dispozicion metodën ‘Flight Mode’, të cilën mund ta aktivizoni sapo hyni në bordin e një avioni.

‘Astron’, gjithashtu ka një kalendar të vazhdueshëm që është i saktë deri në shkurt të vitit 2100, pavarësisht nga vitet e brishtë. Viti 2015 e mirëpret ‘Astron’ me një kalibër të tretë Dual-Time. GPS Dual Time ka një funksion të dyfishtë me dy tregues, AM/PM. Kjo orë funksionon në 40 Time Zone të ndryshme në të gjithë botën.

Dizenjimi i orës ‘Astron’ është unik. Cilësia e jashtëzakonshme e teknologjisë GPS diellore dhe inovacioni që sjell ‘Seiko’ janë të dukshme në çdo detaj. ‘Seiko’ ka një larmishmëri orësh  për t’u ardhur sa më pranë dëshirave dhe nevojave, duke zgjedhur orën sipas karakterit dhe profesionit të gjithsecilit prej nesh.

Tani ngelet vetëm të vraponi të keni edhe ju një ‘Astron’, të punuar me mjeshtëri nga krijuesit e ‘Seiko’. Jeni në dilemë për ngjyrat? Mos u shqetësoni, pasi do të gjeni një gamë të gjerë të ngjyrave të fushës. Xhamat që përdoren janë kristal zafiri me shtresa shumë të qarta. Veshja anti-reflektive e aplikuar në të dyja anët e xhamit parandalon 99 për qind të reflektimit, duke ju lejuar lehtësisht shikim e saj edhe në dritat më të forta. Ora është e ndërtuar me material çelik  special, titanium dhe pjese qeramike, duke e bërë atë tejet elegante.

Këtë orë të mrekullueshme mund ta gjeni në Shqipëri, vetëm në ‘Premium Watches & Jewellery’, që është pjesë e tregut shqiptar që prej vitit 2010. ‘Premium Watches & Jewellery’ është një ndër dyqanet me ekskluzivitet të markave më të njohura botërore. Markat që mund të gjeni pranë rrjetit te dyqaneve ‘Premium’  janë: ‘Seiko’, ‘Plusar’, ‘DKNY’, ‘Skagen’, ‘Lancaster’, ‘Rocco Barocco’, ‘Ice Berg’. “Ne jemi shumë të lumtur që pjesë e dyqaneve tona është shpikësi i mekanizmave më të saktë e më të mirë në botë; SEIKO ~SAKTESI. Kualitet, dizenjim, cilësi mund të gjeni në gamën e gjerë të produkteve pranë rrjetit të dyqaneve PREMIUM WATCHES & JEWELLERY.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF