Të premten e shkuar reperja amerikane, Kesha humbi gjyqin ndaj Dr. Luke, producentit muzikor që sipas saj e kishte droguar dhe përdhunuar. Gjykata vendosi t’i jepte të drejtë Dr. Luke, duke mohuar kërkesën e këngëtares për të riprodhuar muzikë pa kompaninë e tij ‘Sony’.
Menjëherë pas këtij vendimi Dr. Luke shkroi në Twitter duke mohuar kategorikisht akuzat se e kishte përdhunuar këngëtaren. Fansat e shumtë dhe personazhet e njohur të showbizit nisën një fushatë sensibilizimi në mbështetje të Kesha përmes hashtagut #FreeKesha.
Madje, Taylor Swift dhuroi 250 mijë dollarë në shenjë mbështetjeje ndaj saj. Tashmë pas disa ditëve heshtje, Kesha postoi në Instagram një mesazh ku falënderonte të gjithë njerëzit që e kishin mbështetur në betejën e saj.
“Nuk kam fjalë për të shprehur mirënjohjen time. Falënderimi nuk është i mjaftueshëm, por është gjithçka mund të bëj. Miliona herë faleminderit. Mbështetja që kam marrë më ka mbushur me lot. Ju dua shumë të gjithëve. Një lajm shumë i madh për këtë format po vjen…”, shkroi Kesha në Instagram.

FWM: Sfilata Gucci vjeshtë-dimër 2016-2017

Xhibokse lëkure për një pamje rok dhe shik

Veshjet më të bukura të javës së modës në Londër

“Astron”, ora e parë me GPS diellor




FWL: Sfilata Burberry vjeshtë-dimër 2016-2017

Rihanna publikon videon ‘e nxehtë’ me Drake

10 ushqime antistres


FWL: Sreet Looks vjeshtë-dimër 2016-2017


Aksesorët e flokëve për pranverën 2016




Happy Birthday: Rihanna bën 28 vjeç

