KreuStil Jetese

Versace, Gigi Hadid incident ‘hot’ me fustanin

Fustanet e Donatella Versace janë kryevepra të krijuara për të bërë një femër të parezistueshme. Kështu që incidente si ai që i ndodhi Gigi Hadid dhe një modeleje tjetër duhen marrë parasysh.

Dekolteja e hapur që tregon pothuajse gjithë gjoksin; nga ana tjetër fustani me të çarën e thellë përpara dhe pas më tepër se sa e vesh, përkëdhel trupin e modales. Dhe publiku duartroket. Me siguri që pas disa ditësh do t’i shohim këto fustane në tapetin e kuq të Hollivudit.

Prej kohësh stilistja zgjedh modelet më të bukura për sfilatat e saj, por përtej përsosmërisë së pasarelës, spektakli i vërtetë është përpara shfaqjes, teksa modelet bëhen gati mes artistëve të make up, parukierëve e provave. Mbi të gjitha ato qëndron Donatella Versace.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF