KreuStil Jetese

Hedi Slimane largohet nga Saint Laurent Paris

Hedi Slimane ishte bërë pjesë e Yves Saint Laurent, shtëpia që e kishte rritur, katër vite më parë për të realizuar një revolucion sikurse pak dizenjues kanë guxuar.

Por largimi i tij është një deklaratë pa srupriza. Ndërkohë që fjalët po bënin disa muaj mbi largimin e mundshëm të Slimane, grupi Kering e zyrtarizoi këtë të re sot.

Emërimi i tij në krye të shtëpisë Yves Saint Laurent në vitin 2012 për të pasuar Stefano Pilati-n u prit si kthimi i djalit fenomen. Është në këtë shtëpi që ai ka bërë hapat e parë në vitin 1996 si drejtor i koleksionit për linjën e meshkujve. Hedi Slimane më pas iku në drejtim të shtëpisë Dior në vitin 2001 për t’u marrë me linjën e veshjeve për meshkuj, para se të fluturonte për “fashion rehab” në vitin 2007, në drejtim të Los Angeles, ku iu dedikua kryesisht fotografisë.

Më pas u rikthye në arenën e modës, Hedi Slimane zhvilloi një revolucion total të identitetit të Yves Saint Laurent. Fillimisht ai e pagëzoi shtëpinë me tre inicialte e ndërthurura “Saint Laurent Paris”, vetëm dy muaj nga mbërritja e tij. Pak nga pak, universi i markës u ripërtëri, duke marrë një theks rok, fushata publicitare të pastra bardhë e zi, modele bionde me sy të mbyllur dhe muza transgresive si një farë Courtney Love.

Ky largim hap merkaton e madhe të modës ndërkohë që Raf Simons ende nuk është zëvendësuar tek Dior. A do të riintegrohet edhe një herë Hedi Slimane tek një shtëpi që e ka pritur më parë? Dhe këtë herë për të mahnitur klientët e shtpisë së rrugës Montaigne? Bastet janë hapur.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF