KreuStil Jetese

Kush është Sistine Stallone (përveç se vajza e Sylvester Stallone)?

Sistine Stallone është një vajzë babai, 17 vjeç dhe 1,76 m  e gjatë, fanse e historisë së Rilindjes, fushës së kimisë dhe sigurisht që Rokit. Në fakt ajo po shfaqet vetëm tani në fushën e famshme të stilit. Madje në profilin e saj Instagram ka arritur 115 000 fansa.

Me fjalë të tjera, Sistine Stallone sapo ka nënshkruar një kontratë si modele me IMG Models (agjencia e Daria Webowy dhe Karlie Kloss S.V.P.) dhe do të fotografohet nga dy ikona të fotografisë së modës Lamsweerde dhe Vinoodh Matadin.

Në fakt ajo ka tërhequr interes së pari për arsyet e përmendura më lartë. Së dyti, sepse babai i saj ka krahun e gjatë dhe me muskuj. Përveç se është njeriu që dominoi kinemanë e viteve 1980 dhe që ka sjellë modele flokësh shumë të guximshme për atë kohë, Sylvester Stallone ka hyrë gjithashtu në elitën e producentëve të Hollywood, madje janë pikërisht këta producentë që në fundjavë ngrenë dolli me elitën e modës.

Sigurisht që, Sistine nuk bën asgjë me kokën e saj, ajo ndjek fjalë për fjalë këshillat e mamasë, Jennifer Flavin. Mbërrin gjithnjë më herët se të tjerat në studio, largohet pak më vonë dhe punon fuqishëm gjatë kësaj periudhe. Pra nuk jemi shumë largë nga Roki dhe Rambo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF