KreuStil Jetese

Në zbulim të Mesdheut

Në bordin e MSC Preziosa, një nga diamantet e MSC Crociere, mund të lundroni nëpër Mesdhe dhe të zbuloni thesaret dhe mrekullitë e tij. Një udhëtim prej 8 ditësh, me nisjen nga një qytet që është njëkohësisht mahnitës dhe autentik, Marseja.

Që në momentin që hipni në MSC Preziosa, ambienti i mesdheut fillon të lundrojë rreth jush. Në fakt, në bordin e saj i gjithë dekorimi, me materiale natyrale të zgjedhur, bashkë me pritjen që të ofron ekuipazhi është një himnizim që i bëhet sharmit dhe elegancës së Mesdheut.

Mjafton të zbrisni shakllën madhështore të mbushur me kristale Swarovski ku do të arrini në një “piazza” autentike italiane, që ndodhet në zemër të anijes për të bërë të mundur që si në det edhe në tokë, mrekullitë e Mesddheut të jenë kudo rreth jush këto tetë ditë.

Më në fund nisja. Ndalesa rradhës është Italia. E para vjen Gjenova e mrekullueshme, duke kaluar nga Roma e përjetshme dhe më pas Palermoja krenare dhe multikulturore.

Pasi mbaroni me Italinë radhën e ka arqipelagu i Maltës dhe Spanja me brigjet e mrekullueshme të Majorkës dhe në fund Valencia, ku artet romake dhe arabe dërthuren plot harmoni.

Gjashtë ndalesa për të vlerësuar peisazhet madhështore dhe të përshkruani historinë e pasur të këtij Mesdheu sa unik dhe i ndryshëm njëkohësisht.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF