KreuStil Jetese

Mamaqi “rekruton” producentët e Eurovizion

Ai është një emër i njohur për publikun shqiptar. Jo vetëm këngëtar, aktor, por edhe moderator dhe drejtues i dashur i skenës dhe televizionit shqiptar. Është fjala për Ermal Mamaqin.
Në një foto të postuar së fundmi në profilin e tij në Instagram, ai shihet së bashku me producentin dhe kompozitorin e njohur Zapp Chriss dhe kompozitorin Chriss Lekaj.
Përkrah foto shkruhet: Diçka e re? dhe ajo çka na lë të kuptojmë se Ermali është se po punon për një projekt të ri muzikor dhe së shpejti do të sjellë një këngë të re për të gjithë fansat e tij.
Pas një pauze në skenën muzikore, pritet që bashkëpunimi i Ermalit me dyshen e famshme Zapp& Kriss të jetë një sukses. Sesi do të tillohet kënga dhe më shumë detaje rreth saj, mbetet ti mësojmë në vazhdim.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF