Kompania Coca-Cola Bottling Shqipëria në 15 Mars, në prezencën e të gjithë punonjësve, klientëve dhe bashkëpunëtorëve festoi konventën vjetore. Të pranishëm ishin përfaqsues të Coca-Cola Company, Zj.Evgenia Stoichkova Menaxhere e Përgjithshme për Shqipërinë dhe Italinë, dhe Z. Vittorio Cino Drejtor i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun. Ishin të pranishëm gjithashtu edhe Z. Luca Busi dhe Zj. Cristina Busi Ferruzzi, respektivisht President dhe Administrator i CCBS.
Në 19 Maj, 1994, kur CCBS hapi dyert, shishja e parë e prodhuar Coca-Cola pwrfaqwsoi investimin e parë të huaj në Shqipëri pas 50 viteve izolim. Sot kompania ka më shumë se 300 punonjës të drejtpërdrejtë, me shumë se 1500 punonjës jo të drejtpërdrejtë si dhe njw rrjet tw gjerë me agjentë shitjesh. Kompania ka themeluar nje operacion të klasit botëror që ka parë një zgjerim dhe rritje të qëndrueshme dhe ka një plan ambicioz për te ardhmen.
Performanca e kompanisë në vitin 2015 tejkaloi të gjithë paramtrat e vitit të kaluar me rreth €22 million xhiro, dhe 4% rritje në volume, dhe një rritje të madhe në të ardhurat neto. Nëpërmjet fokusit të vazhdueshëm në risitë dhe ekzekutimit perfekt i planeve komerciale kompania shquhet për prezantimin e produkteve të reja. Një nga projektet me të reja “Projekti 100%” i cili synon të sigurojë një mbulim të plotë të tregut shqiptar.
Duke u folur të ftuarve rreth vitit 2016, Presidenti i CCBS Luca Busi tha se CCBS ka një projekt ambicioz për 5 vitet e ardhshme–për të dyfishuar volumet dhe xhiron. Z. Busi tha që kompania do t’ia arrijë me anë të mentalitetit fitues që e ka karakterizuar gjatë historikut në Shqipwri, duke udhwhequr rritjen e CCBS bashkë me rritjen e Shqipërisë. Duke aderuar drejt vizionit 2020 plani afatmesëm 2016 i CCBS ka si qëllim të “udhëheqë rritjen e tregut”, duke qënë se markat e TCCC kanë një market share tw lartë. Duke pasur parasysh këtë, CCBS & TCCC kanë dyfishuar investimet në marketing gjë e cila do të reflektohet në një marketing dhe plane të fuqishme shitjeje të cilat po zhvillohen në çdo kanal, duke sjellë Coca-Cola dhe portfolin TCCC me afër konsumatorëve shqiptarë. Specifikisht për kanalin HoReCa, CCBS ka investuar shumë për të risjellë dhe promovuar Coca-Cola në paketim të kthyeshëm (RGB). Paketimi RGB është miqësor me ambjentin dhe i vlerësuar nga shoqëria dhe klientët tanë, gjithashtu Coca-Cola në shishen e qelqit llogarit rezultate të larta në të gjithë anketimet e konsumatorëve si “Është paketimi im i preferuar +20%”, “Është reale dhe autentike +27%”, “Të shijon më shumë +38%”, “Është Sexy +55%”, “Është “Cool “+26%”.
Rritja e pijeve me gaz do të mbështetet nga komunikimi i fushatës së re “Shijo Ndjesinë”, e cila u lançua në të gjithë botën në të njëjtën datë, 21 Janar 2016. Në Shqipëri gjithashtu lançimi i kësaj fushatë u mbështet nga një event PR, i cili u organizua në të njëjtën datë me lançimin e fushatës, ku ishin të ftuar njerëz të biznesit, medias dhe partner të CCBS. Një tjetër shtyllë e rritjes së vitit 2016 është edhe Euro 2016, ku Coca-Cola është sponsor gjeneral. Jemi të lumtur sepse për herë të parë skuadra kombëtare e futbollit është kualifikuar në Kampionatin Europian të Futbollit. CCBS do të mbështesë skuadrën kombëtare të futbollit dhe të gjithë Kampionatin Europian të Futbollit me një larmishmëri promocionesh dhe aktivitetesh. Të gjitha si mësipër të reflektuara në target financiar të CCBS me një rritje të konsiderueshme prej +12.3% në shpenzimet operacionale dhe rritje të xhiros me +7%.
Administratori i Deleguar i CCBS Z. Cristina Busi Ferruzzi, e cila e ka drejtuar kompaninë që në kohët e hershme tha “Shqipëria më bëri të kuptoj se sa me fat ishim që kishim lindur në një vend pa diktaturë, bujaria e mrekullueshme e shqiptarëve në mikpritjen ndaj kosovarëve në vitin 1999 dhe të gjitha vlerat që shqiptarët kanë, Europa duket se i ka humbur tashmë”. Sipas Z. Busi Ferruzzi shumë njerëz pyesin nëse jemi apo jo ende në Shqipëri….Kënaqësia për besimin e dhuruar në këtë shtet ështe e pamasë. Z. Busi ndihet krenare për kompaninë e saj dhe për kontributin që kjo kompani ka dhënë për këtë shtet. “Ndihemi krenarë që kemi kontribuar në zhvillimin e këtij shteti duke qenë të parët në investime dhe duke i dhënë jetë zonës industrial të Tiranës, në një moment kur askush nuk besonte se Shqipëria do tia dilte.”
Përgjatë eventit një përshëndetje e ngrohtë u dhurua edhe për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Z. Armando Duka dhe i mirënjohuri Z. Dritan Shakohoxha i cili është zëri i skuadrës kombëtare të futbollit. Grupi Busi do të mbështesë skuadrën kombëtare të futbollit përmes ujit Tepelene, duke u bërë një nga sponsorët kryesorë në ndeshjet kualifikuese historike për Kampionatin Europian të Futbollit.


Prangat e Dinh Van rikthehen fuqishëm!



Aston Martin DB11: Emblemë e një epoke të re!

Lisi, një aleat i ri kundër plakjes!

Këpucët “star” të praverë-verë 2016

Tendencat e flokëve të vjeshtë-dimër 2016-2017


10 tendencat më në modë të manikyrëve

Minifundi, veshja e ndaluar

Kastro Zizo: Jam i qartë për seksualitetin tim!



Veshjet e yjeve në skenë gjatë 2016




Verë 2016: Tendenca sea & surf
