KreuStil Jetese

11 fustanet më të bukura për t’u veshur të dielën e Pashkës

Kjo e diel shënon Pashkët, dhe në qoftëse ju ende nuk e keni zgjedhur se çfarë do të vishni në kishë apo gjatë drekës, ne kemi disa sugjerime për ju.
Për fat të mirë, koleksionet pranverë-verë tashmë janë nëpër dyqane dhe temperaturat do të fillojnë të rriten.
Nga printimet me lule, copat me dantella, këto 11 fustane janë të përsorura për t’u veshur të dielën e Pashkëve dhe jo vetëm.

Pixie Market

Ne e adhurojmë këtë fustan. I thjeshtë, fin dhe i gjithi me dantellë të bardhë. Do të dukeshit mrekullueshëm me një fustan të tillë.

TIBI

Kjo veshje është asimetrike dhe e lëmuar në të njëjtën kohë.

FRENCH CONNECTION

Me mëngë të varura dhe një model shumëngjyrësh, ky fustan tyl krijon një stil të veçantë.

J.CREW

Vrima e gjilpërës ndonjëherë mund të duket shumë delikate, por në të zezë dhe të bardhë, ky model krijon një efekt të ftohtë grafik.

H&M

Nëse po kërkoni një fustan me detaje orientale, atëherë ky do të ishte i duhuri.

REISS

Me një bust të pajisur dhe me bordurë të ndezur, kjo veshje blu është një model i përkryer femëror.

THEORY

Ky fustan me detaje lulesh krijon një thyerje perfekte për këtë ditë.

MANGO

Kjo veshje me detaje të qendisura, nuk ka shumë nevojë të komentohet. Duket thjesht fantastike!

RIVER ISLAND

Një fustan i ndërthurur me detaje lulesh dhe dantella, krijon një siluetë perfekte.

ZARA

Kjo veshje paska sportive dhe me shirita, është një alternativë e bukur për të dielën e Pashkëve.

TOPSHOP

Ky fustan i shkurtër me mëngë dhe jakë, do të ishte ideali për mëngjesin e hershëm në kishë.

Burimi: InStyle

Përshtati: Sidorela Lepri

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF