KreuStil Jetese

Apple publikon të voglin “iPhone SE”

Gjiganti amerikan i telefonisë “Apple” publikon “iPhone” të ri. Ai është më i vogël, me ekran 4 polsh dhe quhet “iPhone SE”.

“Dimensionet janë të ngjashme me atë të një ‘iPhone 5’, por do të jetë dy herë më i shpejtë”, shpjegon Apple gjatë prezantimit të tij në “Cupertino”.

“Apple ka shitur 30 milionë ‘iPhone’ me ekran 4 polsh gjatë vitit që kaloi”, thekson Tim Cook, drejtori i përgjithshëm i “Apple”, gjatë prezantimit të smartfonit të ri “iPhone SE”.

”I vogli” i shtëpisë “Apple” do të ketë një vlerë prej 399 dollarësh për modelin me 16 giga memorje. Dorëzimet e iPhone të ri do të fillojnë më 31 mars, ndërsa porositë që nga 24 marsi.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF