KreuStil Jetese

Nenette prezanton koleksionin Pranverë-Verë 2016

Marka e njohur italiane ‘Nenette’ ka prezantuar në boutiquen e saj në kryeqytet koleksionin e ri Pranverë – Verë 2016. Në një pasditë të ngrohtë me miq, nën shoqërinë e një gote shampanje, emra të njohur të botës së modës dhe ekranit, personazhe që e dashurojnë stilin, kanë shijuar koleksionin më të ri, i cili u prezantua në dyqanin e ‘Nenette’ në katin e parë të qendrës tregtare ETC. Shumë prej të ftuarve kanë bërë zgjedhjet e veshjeve të preferuara nga koleksioni pranveror, duke i shtuar gardërrobës së tyre ngjyrat e sezonit, ndërsa të tjerë të ftuar kanë marrë disa këshilla të vyera rreth stilit nga Stefano Gallucci, personal shopper, i cili i ka sugjeruar atyre kombinimet e duhura të veshjeve nga koleksioni më i ri i ‘Nenette’.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF