KreuStil Jetese

E njihni paleo-fitnesin?

Fiskultura paleo, ose ndryshe paleo-fitnes, inspirohet nga aktivitetet e paraardhësve tanë antikë të epokës së paleolitit dhe aktivizojnë gjenet tona sportive të rezistencës dhe forcës. Dr. Fabrice Kuhn, mjek i sportit, na tregon gjithçka për tendencën e re të paleo-fitnesit.

Më parë: Gjuetarë apo mbledhës, paraardhësit tanë të epokës paleolitike kalonin ditën e tyre duke ecur ose vrapuar…

Sot : Ne duhet të zhvillojmë aktivitete rezistence, bazuar tek paleo-fitnesi. Idealja? Vrapi në natyrë që, mes shumë gjërave, rrit edhe densitetin e kockës.

Më parë: Ata vraponin me sprint për t’i shpëtuar një predatori ose për të ndjekur prenë…

Sot: Ne duhet të sprintojmë gjatë kohës që bëjmë vrap. Për shembull, 15 sekonda sprint të ndjekura nga 45 sekonda ecje ose vrap të lehtë, kjo duhet përsëritur tetë herë rresht. Kjo mënyrë të vrapuari dhjetëfishon rezistencën, intensifikon shpenzimin e energjive dhe punën muskulore.

Më parë: Ata mbanin në shpinë fëmijët, një aktivitet që kërkon sforcim të vazhduar…

Sot: Pas një nxemje të lehtë duhet të zhvillojmë ushtrime muskulature pa vegla. Kryesisht pompa barku, pompa, apo “burpees” (lëvizje që përfshijnë një kërcim dhe një pompë) që aktivizojnë krejtësisht muskujt dhe jo vetëm një pjesë të izoluar. Rezultati, një muskulaturë në harmoni dhe një trup njëkohësisht i fuqishëm dhe i tonifikuar.

Më parë: Ata zhvendoseshin në grup…

Sot: Duhet të stërivtemi me shokë të të njëjtit nivel. Që është më motivuese, por edhe më efikase. Mund të korrigjoni njëri-tjetrin gjatë ushtrimeve të pompave ose “burpees”.

Më parë: Ata ngjisnin një argjinaturë apo një pemë, lëviznin në terren të rrëshqitshëm…

Sot: Duhet të vrapojmë në një terren që ka variacion. Mbi zall, në tokë, mbi gjethe që rrëshqasin… Kështu ushtrojmë ekuilibrin dhe muskujt në sforcime të ndryshme. Idealja? Të stërviteni sapo dalin rrezet e para të diellit dhe në natyrë, për të marrë maksimumin e vitaminës D, që është më stimuluese për moralin se sa betoni.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF