KreuStil Jetese

Genesi i shpall luftë gjermaneve!

Salloni i New York sapo ka hapur dyert, ndërkohë që marka koreane e automobilave, Hyundai, synon të tërheqë vëmendje me modelin Genesis New York Concept.

Në fakt Genesis është modeli premium i prodhuesit korean, sikurse është Infiniti për Renault Clio-Nissan Juke apo Lexus për Toyota.

Nëse ky koncept arrin të hyjë në prodhim, do të marrë një mirseardhje shtesë që do t’i mundësojë Genesis të arrijë një masë më të gjerë të konsumatorëve. Në fakt nën kofano ka një motor hibrid me 242 kuaj fuqi që ofron njëkohësisht performancë të lartë me konsume të ulëta.

Si një concept-car i vërtetë, pjesa e brendshme është futuriste me një dizajn hi-tech. Është e mbuluar me lëkurë cilësore, kamosh, bakër dhe një theks tek elementet stainless-steel.

Më pas vjen ekrani. Që është zemra e sistemit informues me një madhësi prej 21 polësh dhe i harkuar, me një rezolucion 4k. Madje ka edhe sensorë kontrolli “3D gesture” që i mundësojnë atyre që janë në maiknë ta përdorin lehtësisht në distancë nga njëri cep në tjetrin.

Por Asi i vërtetë nën mëngë i Genesis Concept është pamja e tij. Ajo të shtang ne vend. Dizajni i jashtëm karakterizohet nga një kofano e gjatë, me linja coupe dhe anësore të dala për t’i dhënë pamje më muskulore.

Megjithatë, Hyundai bën një demostrim të vërtetë force dhe sitili me këtë dizajn që krijon thyerje me gamën tradicionale. Me këtë model prodhuesi korean i jep një sinjal të qartë tenorëve gjermanë, Audi, Mercedes dhe BMW, që duhet të përballen me të në vitet që do vijnë.

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF