KreuStil Jetese

Arjola Shehu: Çelësi për ekran, një reklamë

Dy vite më parë në ekranin shqiptar filloi transmetimin një televizion i ri, i cili solli një frymë të re me fytyra të këndshme. Midis tyre ishte edhe Arjola Shehu, e cila gjatë kësaj interviste do të na tregojë për shkallët që ka ngjitur përgjat këtij rrugëtimi në media.
Për të ishte fat, punë apo një ndërthurje e të dyjave bashkë të bëhej një ndër të preferuarat e të rinjve shqiptarë?

Ju keni nisur rrugën e ekranit nga një reklamë që keni bërë për një kompani celulare. E imagjinonit që kjo do të ishte bileta juaj për të hyrë në televizion?

Hyrjen time në televizion e konsideroj një rastësi fatlume. Isha në momentin e duhur në vendin e duhur. Për reklamën në fjalë, bëra kasting dhe mes shumë vajzash që konkuronin isha une fituesja, por në atë kohë nuk do të ma kishte marrë mendja se jeta ime do të ndryshonte kaq shumë. Atë periudhë po hapej edhe një televizion i ri për të rinjtë, tek i cili fal kontakteve që krijova gjate xhirimit te reklamës, pata mundësinë të zhvilloja një tjetër kasting. Edhe aty fitova!

Të komunikosh çdo ditë me publikun, madje të zgjohesh dhe të nisësh ditën me të, çfarë kënaqësie është?

Unë marr një kënaqësi dhe një energji të jashtëzakonshme nga puna që bëj dhe publiku që më ndjek. Fatmirësisht formati i emisionit Breakfast ne In Radio më lejon që të kem interaksion me dëgjuesin, që na shkruan, na telefonon dhe bëhet protagonist i emisionit. Fal atyre 3 orëve në radio gjithë dita më ecën mbarë.

Puna juaj ndahet mes radios dhe ekranit, ku e merr sadisfaksionin më të madh Arjola?

Nuk di ta ndaj dhe këtë e them me sinqeritet. Çdo njëra nga përgjegjësitë që më është dhënë, mua më plotëson. Radio të fal mundësinë që ti ta “prekësh” publikun nga afër, kurse rubrika ime “Life Stories nga Arjola Shehu” që transmetohet të shtunave në Intv, më lejon të zbulojë shumë më shumë për personazhet e njohur, që ulen në kolltukun e rehatshëm të shtëpisë-studio timen dhe më rrëfejnë eksperiencat e tyre. I bëj të dyja me shumë dëshirë.

Ndryshe nga televizioni, ku pamja ndihmon, radio është shumë e cunguar. Gjithçka të duhet ta transmetosh përmes zërit. Për ju ka qenë pikë e fortë zëri, apo ju është dashur punë?

Për të qenë e sinqertë deri në fund, zëri në fakt nuk ka qenë pika ime më e fortë. Më është dashur të punoj shumë që të arrij në këtë nivel që jam sot, e megjithatë ka ende shumë për të bërë. Jam detyruar të bëjë shumë ushtrime, librat i lexoja me zë të lartë që të sigurohesha se po impostoja zërin në masën e duhur, për të ardhur sa më këndshëm tek dëgjuesi. Megjithatë kam kuptuar se në radio zëri nuk është gjithcka, përkundrazi një zë i mirë po nuk pati asgjë për të thënë, ngelet aq.

Ishte e lehtë rruga për ju të hynit kaq thellë në televizionin e të rinjve?

Oh… Më është dashur të punoj shumë për të arritur të bëj gjërat që po bëj sot. Unë bëj emisionin e mëngjesit në radio, intervistoj të ftuara me shumë peshë, jo vetëm nga shoëbizzi, por edhe politika, sporti e fusha të tjera. Nuk është e thjeshtë, por punoj shumë që të paraqitem sa më denjësisht.

Për të njohur më tepër Arjolën, kush është ajo përtej ekranit dhe zërit radiofonik? Cilat janë hobet e tua? Cilat janë vendet e preferuar që frekuenton? Muzika e preferuar? Artisti i preferuar? Shkrimtari i preferuar?

Voleybolli është padyshim sporti im i preferuar që e praktikoj sa të mundem gjatë fundjavave, por më pëlqen shumë edhe të lexoj, sidomos Paolo Coelho. Unë jam një tip i qetë dhe të tilla janë edhe vëndet që frekuentoj, clubet e natës nuk janë në axhendën time të zakonshme (hahah), megjithatë kjo nuk do të thotë se unë nuk shkoj aty herë pas here për t’u argëtuar me miqtë e mi. Pak diversitet në këtë aspekt nuk i bën keq askujt apo jo? Muzika që dëgjoj pastaj varet krejtësisht nga gjendja emocionale në të cilën mund të ndodhem. Por duke punuar në radio, mund të them se dëgjoj pak nga të gjitha.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF