KreuStil Jetese

Harrojeni selfie, tani keni dronie!

Ju pëlqen selfie? Atëherë do të adhuroni “dronie”…

Ndërkohë që konfirmohet mania për dronët, prodhuesit nuk kanë pushuar së perfeksionuari pajisjet e tyre me qëllim që t’i mundësojnë pilotit të fotografohet ose të filmojë veten.

Dronie është një lloj selfie që fiton lartësi. Një funksion që është shndërruar në një argument të fuqishëm shtijeje sepse sot dronie ka një lehtësi përdorimi të jashtëzakonshme.

Të bësh një dron të fluturojë nuk është më thjesht një qëllim në vetë-vete, tashmë, është gjithashut, një mënyrë për të parë botën nga lartë. Në një shoqëri super të individualizuar, deviacioni natyral është që ta shndërrosh këtë teknologji në një instrument vetë-kënaqësie.

Pra prodhuesit bëjnë maksimumin për të lehtësuar këtë vënie në skenë të vetes. Madje me modelet e reja DJI, lideri kinez i tregut, mundëson që piloti të filmohet pa ndihmën e ndonjë personi tjetër.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF