Nga Manjola Baçi M.Sc. Psikologe Klinike
Aventura e dashurisë nuk ka qëllime serioze apo tallëse, ajo është një lundrim që të lëkund sa herë që je në udhëtim me të. Ndjenja e dashurisë ka një koncept të saj që nuk duhet kuptuar, por jetuar bashkë me të. Dashuria nuk lëndon, nuk është individualiste/egoiste, posesive, por e pastër, ka ngjyra si ylberi, aty ku gjen veten, por jo të humbasësh veten.
Ndarja është një proçes që vjen si qëllim i mosfunksionimit të një ndjenje konstante dhe mungesës jo reciproke ndaj partnereve. Dashuria përveç ndjesive, ka përgjegjësi për vazhdimësinë e saj jo kuturu, por mbi qëllime përgjatë udhëtimit të dashurisë. Kjo nuk do të thotë që nuk është e drejtë të përfundojë apo të braktiset, pasi mund të ndodhin shumë situata që nuk mund të varen nga njëri-apo tjetri.
Nuk bie dakort që ndarja të mbartë këto sjellje si ndjenja destruktive, poshtëruese, anomali që të ndjekin përgjatë dhe nuk të lënë mundësi për të tjera ndjenja. Eksperiencat janë individuale, si e përjeton një nuk e përjeton tjetri, pra është e lidhur me temperamentin e individit.
Qëndrojnë dy aspekte të ndjenjës së dashurisë që janë kontraverse me njëra-tjetrën, vjen në mënyrë të natyrshme (papritur) dhe përfundon në mënyrë të paralajmëruar.
Ҫfarë duhet të them me këtë. Kemi të panjohurën dhe të njohurën përkarshi ndjenjës së jetuar, kësaj ndjenje sa frikësuese të pasigurt, por edhe inkurajuese, motivuese, ajo çfarë ndodh në të gjithë këtë, është se ne rritemi përballë kësaj ndjenjë, ndryshojmë ndjesi, mendësi, ndaj dhe na ndodhin këto situata që dikush nuk do e përballonte, dhe dikë tjetër do e bënte më të fortë.
Këshillat
Si të përballoni ndarjen nga i dashuri apo e dashura?
Jepi mundësi reflektimi situatës që po të ndodh, shumë shpejt do të kuptosh që për sa pak po vuan dhe sesa rëndësi ka të jesh optimist/e. Nëse dëgjoni sesa po vuan dikush nga ndarja e dashurisë, më besoni nuk po vuan nga largimi i/e tij/saj, por e ka me veten si nuk e kuptoi më parë këtë. Ndjenja nuk zgjedh thonë,ndërsa unë them nësë ti zgjedh lëndohesh më pak.


Receta për një humbje të shpejtë të peshës

Avicii nuk do të performojë më si DJ!






Christian Louboutin dhe arti i Sapologjisë!

Në zbulim të Mesdheut

Kur ngjyra nuk njeh moshë!



Përfitimet e të zgjuarit herët

A do ti sjell fat pasardhësi i ri Trump?



Kartagjena: Destinacioni i ri ekzotik!

Harrojeni selfie, tani keni dronie!
